Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Çifti futet në librin e rekordeve Guiness, qëndrojnë nën ujë duke u puthur (VIDEO)

Të Tjera  |  24.02.2023 Ora 8:25   

Është regjistruar rekordi më i ri në librin e rekordeve Guiness për puthjen më të gjatë nën ujë, që u arrit nga një çift që deshën të inspirojnë të tjerët të dashurohen në oqeane.

Puthja e tyre zgjati plotë katër minuta e gjashtë sekonda kur 40-vjeçari Beth Neale nga Afrika e Jugut dhe e fejuara e tij 33-vjeçe Miles Cloutier nga Kanadaja, nuk e patën edhe aq problem ta arrijnë këtë brenda një pishine në resortin Lux South Ari Atoll në Maldive, transmeton Telegrafi.

Rekordi i mëparshëm ishte tre minuta e 24 sekonda, që ishte arritur nga Michele Fucarino dhe Elisa Lazzaian, që u thye pas 13 viteve.

Dyshja që arritën rekordin e ri ishin takuar pesë vite më parë, dhe ishte pikërisht diskutimi për oqeanet që i bashkoi derisa po ndiqnin një kurs për zhytje.

Neale tha se deshi të sfidohet për të inspiruar të tjerët, që çiftet e reja të ndajnë dashurinë e madhe për botën nënujore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing