Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me 31 drejtorë nga bibliotekat komunale të Kosovës, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, vlera e të cilit është 200 mijë euro.
Drejtorët e bibliotekave shprehën pakënaqësitë e tyre karshi punës së kësaj ministrie, derisa thanë se ndër vite janë lënë shumë anash nga shteti. Të njëjtit kanë kërkuar më shumë bashkëpunim me ministrinë, pasi sipas tyre ndërtimi i një shteti fillon prej bibliotekave.
Perveç tjerash, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë 1 milion euro nga buxheti mbështetje për librat, të cilat më pas do t’ u dhurohen bibliotekave të komunave.
Ndërkaq vlera totale e memorandumeve arrinë shumën rreth 200 mijë euro.