Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​9 arsye pse duhet të vizitoni Prishtina Mall

Vendi  |  23.02.2023 Ora 11:39   
9 arsye pse duhet të vizitoni Prishtina Mall
 
Prishtina Mall është qendra tregtare më e madhe, unike dhe inovative në rajon. Me një hapësirë prej 240.000 m² kjo qendër madhështore Kosovën po e shndërron në epiqendër të rajonit. Prishtina Mall do të jetë një shtytës kryesor ekonomik, duke gjeneruar rreth 3000 vende të reja pune dhe të ardhura si për qendrën tregtare ashtu edhe për komunitetin përreth.
 
E kuruar me delikatesë dhe shumë përkushtim, Prishtina Mall garanton t’i përmbush të gjitha nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve. Nga përzgjedhja e dyqaneve më të mira, shumë prej të cilave vijnë në Kosovë dhe rajon për herë të parë, kombinimi i ushqimeve që prezantojnë autetincitetin e kulturave të ndryshme e deri tek koncepti më i ri i argëtimit në rajon.
 

 
Prishtina Mall do të ofroj një përvojë unike që nuk e keni përjetuar asnjëherë në ndonjë qendër tjetër tregtare dhe këto janë 9 arsye pse duhet ta vizitoni këtë qendër madhështore:
 
  • Prishtina Mall do të jetë shtëpi e më shumë se 230 markave. Do të ketë një shumëllojshmëri të gjerë dyqanesh dhe produktesh, duke e bërë Prishtina Mall një vend të përshtatshëm dhe ideal për të blerë gjithçka, nga veshjet, pajisjet elektronike deri te produktet e përditshme dhe gjësendet shtëpiake.
  • HyperActive është qendra argëtuese më e madhe në rajon me një hapësirë prej 11,202 m² e cila do të jetë pjesë e Prishtina Mall. Me xhirot e shpejta me GoKart, betejat taktike në Laser Tag, zgjidhjet e mistereve të Escape Rooms, lojërat më të avancuara të Virtual Reality dhe shumë aventura të tjera, HyperActive do të jetë vendi kryesor i argëtimit në rajon.
  • CineStar, kinemaja më moderne dhe me teknologjinë më të avancuar në rajon, do të hapë dyert në Prishtina Mall. Me më shumë se 15 salla për shfaqjen e filmave, një dizajn shumë modern, dhe filmat më të rinjë, do të jetë vendi perfekt për persona të të gjitha moshave, për të kaluar një ditë kualitative.
  • Këndi i ushqimit ku kulturat nga e gjitha bota takohen në një vend, ofron një gamë të gjerë opsionesh, nga ushqimi i shpejtë, kafenetë e deri te restaurantet luksoze.
  • Prishtina Mall është vetmja qendër tregtare miqësore me mjedisin në Kosovë. Rreth 6000 bimë janë të mbjellura në hapësira të ndryshme të qendrës, gjë që do të ndikoj shumë në rregullimin e pastërtisë së ajrit.
  • Hapësira madhështore e Prishtina Mall është ideale për të kaluar një ditë pune në këndet relaksuese që ajo ofron. E përkryer për çdo ditë të javës, do të jetë vendi numër një për blerje, argëtim dhe relaksim.
  • Ndriçimi natyral është jashtëzakonisht i rëndësishëm, dhe Prishtina Mall i ka kushtuar shumë rëndësi këtij aspekti duke ofruar hapësira të mëdha të ekspozuara nga ndriçimi natyral. Ekspozimi ndaj ndriçimit natyral mund të ndihmoj që ritmet e ciklit cirkadian të trupit të sinkronizohen, gjë që përmirëson disponimin dhe mirëqenien e njeriut.
  • Prishtina Mall do të jetë një vend që do të kontribuoj për komunitetin. Në bashkëpunim me komunitetet përreth Prishtina Mall do të krijoj një hapësirë të sigurtë dhe qasshme për të gjithë. Për më shumë Prishtina Mall do të organizoj një sërë aktivitetesh të ndryshme për konsumatorët, nga aktivitetet për fëmijë, adoleshentë e deri tek aktivitetet për të rritur.
 
  • Shumë shpesh parkingjet janë problem kur vizitojmë qendra tregtare, por jo në Prishtina Mall! Me mbi 5000 vend parkingje falas, të gjithë konsumatorët do të mund të shijojnë një ditë në qendër pa hasur asnjë vështirësi rreth gjetjes së një vend parkingu.
 
Mos e humbisni rastin ta vizitoni dhe të kaloni një kohë të bukur dhe të paharruar në qendrën më interesante në Evropën Juglindore, Prishtina Mall.
 
Shihemi me 9 mars!
 

 
 
 
 
 
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing