Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Nick Stoeberli është futur në librin e Rekordeve Guinness si personi me gjuhën më të gjatë në botë. Gjuha e amerikanit nga California është 10 centimetra e gjatë, e këtë ai e përdor edhe për punë të tjera.
Për të pikturuar.
Këtë aftësi ai e kishte shprehur vite më parë, ndërsa në rekord u fut së fundmi. Rekordmeni ka marrë nofkën Lickasso, për metodën e pazakontë të të pikturuarit.
Tashmë i ka punuar disa të tilla dhe i ka shitur deri në 1.200 dollarë.