Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fshati Novosellë në gjashtë qytete të Kosovës

Vendi  |  23.02.2023 Ora 8:08   

Kushdo që ka pasion udhëtimet në distanca të gjata e kupton ndjenjën e kalimit nëpër një vendbanim që ka emrin e njëjtë me vendbanime të cilat i ka parë edhe diku tjetër. Po që se dikush kalon nëpër Kosovë, emrin Novosellë do ta shohë më së shpeshti.

Bazuar në të dhënat e ofruara nga databaza “OpenStreetMap”, në Kosovë emri Novosellë është më i shpeshti i përdorur për vendbanime. Ky është emri i të paktën pesë fshatrave në Kosovë. Novosellë ka në Pejë, Vushtrri, Viti, Kamenicë e Gjakovë.

Novosellë ka edhe në shtetet tjera të rajonit. Kuptimi i fjalës Novosellë është “fshat i ri”. E “Fshat të ri” ka edhe në Kroaci, Poloni e madje edhe Çeki. Këtë emër e kanë si vendbanim tetë shtete.

Në Shqipëri, bazuar në një hartë të përpiluar nga uebfaqja e specializuar për statistika “Langeist” që është bazuar në të dhënat e databazës “OpenStreetMap”, emri më i përdorur është Bregas në gjashtë raste.

Yenikoy është emri më i përdorur për vendbanim në një shtet të vetëm. Bëhet fjalë për 155 vendbanime në Turqi.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing