Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se kanë grumbulluar 400 mijë e 500 euro si mbështetje materiale për të prekurit nga tërmeti në Turqi.
Këtë e bëri të ditur kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava, në një vizitë në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, ku u takua me ambasadorin Tunç Angili.
Sipas njoftimit të BIK-ut, Tërnava shprehu “dhimbjen dhe solidaritetin e tij me të gjithë të prekurit nga ky tërmet, duke lutur Zotin që të lënduarit t’i shërojë sa më parë, ndërsa të vdekurit, Zoti t’i ketë marrë me mëshirën e tij”.
“Besimtarët tanë gjatë aksionit që kemi organizuar në të gjitha xhamitë e Kosovës kanë grumbulluar 400,500.00 euro, si mbështetje materiale për të prekurit nga tërmeti, të cilat u transferuan sot në llogarinë bankare të Ambasadës”, thuhet në njoftim.
Ambasadori Angili falënderoi popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar me popullin turk.
Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt lanë më shumë se 40 mijë të vdekur.