Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tualeti më i vjetër në botë zbulohet në Kinë

Të Tjera  |  22.02.2023 Ora 7:50   

Arkeologët në Kinë kanë gjetur mbetjet e asaj që duket të jetë tualeti më i vjetër në botë.

Pjesë të thyera të tualetit 2,400-vjeçar, si dhe një tub, u zbuluan verën e kaluar nga një ekip kërkues mes rrënojave të një pallati të lashtë në zonën arkeologjike Yueyang.

Detajet nga gjetja u zbuluan tash, duke zgjuar interesin në Kinë për të parë jetën e privilegjuar të asaj kohe, shkroi CNN.

Duke e përshkruar si “objekt luksoz”, tualeti mendohet se ka qenë i vendosur brenda pallatit, me një tub që çonte jashtë ndërtesës.

Nga kërkuesit u tha se ai mund të jetë përdorur nga zyrtarë të lartë dhe se me shumë gjasë shërbëtorët kanë hedhur ujë në të sa herë që dikush e ka përdorur.

Arkeologët tani po analizojnë mostrat e mbledhura nga tualeti me shpresën se do të gjejnë se çfarë kanë ngrënë njerëzit gjatë asaj kohe.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing