Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 24 shkurt 2023 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2023, në cilin do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, njofton MFPT.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, kjo ministri i fton pjesëmarrësit që t’i kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./rtk/