Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Adhuruesit e artit në Miami kanë shikuar të tmerruar të enjten mbrëma, kur një koleksionuese aksidentalisht rrëzoi e shkatërroi skulpturën në vlerë prej 42 mijë dollarëve të artistit amerikan të muzikës pop Jeff Koons, raporton “BBC”.
Ajo kishte prekur aksidentalisht me gisht skulpturën, kanë treguar dëshmitarët.
Statuja – “Qeni nga balloni” – u bë copa-copa dhe u desh ta pastrohej nga stafi i galerisë.
Aksidenti ndodhi në një ngjarje arti në Miami vetëm për VIP. Ngjarja njihet si “Art Wynwood”.
Artisti Stephen Gamson ka treguar për “Miami Herald”, se derisa po e shikonte me admirim skulpturën, një “grua e moshuar” e preku aksidentalisht dhe e rrëzoi.
Ai tregon se fillimisht kishte menduar se është ndonjë lloj performance, por më pas e kuptoi se ishte aksidentale.
“Ishte sikur kur ndodh një aksident me veturë dhe mblidhen njerëzit”, tregon Gamson.
Për fat të mirë për gruan, ajo skulpturë ishte e siguruar.
Cedric Boero, që punon në galerinë “Bel-Air Fine Art”, ka treguar për New York Times, se gruaja që shkaktoi aksidentin ndjente shumë keqardhje dhe donte thjeshtë të largohej.
Ndonëse u coptua, prapë ka interesim për të blerë copat e skulpturës.
Gamson vet ka ofruar ta blejë pasi thotë se “ka një storie kull”.