Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kosova edhe 15 vite pas pavarësisë ballafaqohet me probleme dhe sfida të shumta të cilave fatkeqësish nuk po u shihet fundi.
Sami Behram, i cili është doktor i Shkencave të Demografisë – Gjeografisë, ka numëruar një sërë aspektesh që kanë nxitur ikjen e të rinjve nga Kosova.
“Problemet ekonomike, sociale, politike, arsimore, shëndetësor, juridike, të sigurisë si dhe sjelljet devijonte shoqërore (nepotizmi, korrupsioni, mos respektimi i meritokracisë si vlerë etj), kanë shkaktuar humbjen e shpresës te një numër i madhe i popullsisë së Kosovës sidomos te të rinjtë të cilët fatkeqësisht nuk shohin perspektiv për jetë në Kosovë”.
Ai thotë se humbja e perspektivës është dëmi më i madhe i shkaktuar popullatës së Kosovës me efekte negative në të gjitha sferat e jetës duke mos përjashtuar edhe zhvillimet demografike.
“Proceset demografike nuk zhvillohen të izoluara jashtë rrjedhave shoqërore, por në varësi të ndërsjellë edhe të faktorëve biologjik, ekonomik, social, politik, historik, psikologjik, hapësinor etj. Si pasoj e zhvillimeve të pafavorshme në të gjitha fushat e lartpërmendura, sot Kosova ndodhet para ndryshimeve radikale në profilin e saj demografik. Këtë më së miri e argumenton faktet se: në njërën anë kemi zvogëlim drastik të numrit të lindjeve dhe shtimit natyror ndërsa në anën tjetër si pasoj e emigrimeve selektive, popullsia po plaket me trendë të përshpejtuara. Situata është aq e pafavorshme sa që mund të përcaktohet edhe si krizë demografike”, shprehet ai.
Sipas Behramit, në Kosovë në 15 vitet e pavarësisë kanë lindur rreth 380 mijë foshnje, ndërsa në të njëjtën përudh kanë vdekur mbi 121 mijë persona ndërsa shtimi natyror ne 15 vet të pavarësisë ishte 258 mijë persona.
Por, po ashtu siç thekson ai, fatkeqësisht edhe pse shtimi natyrorë pozitiv, emigrimet e popullsisë kanë ndikuar që popullsisë e Kosovës në këtë përudh të stagnoi me tendenca të zvogëlimit.
“Kështu në 15 vjet të pavarësisë Kosovën e kanë braktisur rreth 375 mijë banor që është i përafërt me numrin e lindjeve por shumë më i lartë se shtimi natyror”.
“Në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë e deri me sot kanë lindur rreth 380 mijë banor të rinj. Me gjithat trendët e zvogëlimit të lindjeve janë shqetësuese. Këtë më së miri e argumenton fakt se për deri sa në vitin 2008 , Kosova kishte 34399 lindje në vitin, në 2021 numri zvogëlohet në 22830 lindje. Për përmasat e zvogëlimit të numrit të lindjeve më së miri flet fakti se në Kosovë në vitin 2008 brenda ditës kanë lindur mesatarisht 94 foshnje ndërsa në vitin 2021 ky numër zvogëlohet në 62 lindje në ditë. Gjatë periudhës së pavarësisë lindshmëria në Kosovë zvogëluar për -33.6% me zvogëlim prej 2.3% në vit”, shton ai.
Ndërkaq, thekson Behrami se në të njëjtën periudhë në Kosovë kanë vdekur rreth 122 mijë banorë.
“Për dallim nga lindshmëria numri i rasteve të vdekjeve gjatë kësaj periudhe ka shënuar trendë te rritjes. Kështu përderisa në vitin 2008 në Kosovë kanë vdekur 6852 persona në vit në vitin 2021 kjo shifër gat dyfishohet për të arritur në 13019 persona. Thënë më ndryshe përderisa në vitin 2008 brenda ditës kanë vdekur mesatarisht rreth 19 persona, në vitin 2021 numri mesatar i të vdekurve brenda ditës arrin në 36”.
Shtimi natyror i popullsisë në 15 vite pavarësi në Kosovë ishte 258 mijë banorë, që është dukshëm më i ulët se emigrimet në të njëjtën periudhë.
Gjithashtu trendi i rënies së shtimit natyror është edhe më i shpejtë se sa numri i lindjeve.
“Për deri sa në vitin 2008 popullsia e Kosovës shtohej për 27547 banor të rijnë në vitin, në 2021 shtimi natyror bie në 9811` banorë. Kështu popullsia e Kosovës në vitin 2008 brenda ditës është rritur për 76 banor të ri, ndërsa ne vitin 2021 për vetëm 27 banorë”.