Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fillon shpërndarja e dollapëve për klasat 1-5 në shkollat e Prishtinës

Vendi  |  15.02.2023 Ora 10:13   

Ka filluar shpërndarja e dollapëve për klasa 1-5 në shkollat e Komunës së Prishtinës.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar që po fillojnë furnizimin me dollapë të fëmijëve për klasat e para deri në klasat e pesta.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se në çdo takim me prindërit e fëmijëve të kësaj grupmoshe ka marrë ankesa për peshën e rëndë të çantave.

 

Ajo ka shkruar se sipas një hulumtimi të bërë nga një shkollë fillore e Prishtinës, nxënësi i klasës së parë, që ka peshë trupore rreth 23 kilogramë, e bart çantën mesatarisht 4 kilogramë e 170 gramë. Ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pesha fizike që bartin fëmijët nuk duhet të jetë mbi 10 përqindëshin e peshës trupore të fëmijëve, pra 2.3 kilogramë.

 

“Pasojat në shëndet prej çantave të rënda janë të mëdha, prandaj edhe kemi reaguar që të ruajmë shëndetin e fëmijëve. Kemi blerë dollapë metalik që i rezistojnë kohës dhe që janë tejet të përshtatshëm për fëmijë. Po fillojmë me shkollat Hasan Prishtina, Ismail Qemaili dhe Naim Frashëri që të vazhdojmë në të gjitha shkollat e Prishtinës”, ka shkruar Musmurati./koha.net/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing