Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se tashmë është bërë lansimi i Certifikatës Digjitale të Testimit të Kandidatëve për patentshoferë.
“Edhe një hap tjetër drejtë digjitalizimit si reformë e rëndësishme për rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe transparencës gjatë testimit’, ka thënë Aliu.
Ai tha se pas funksionalizimit dhe implementimit ‘online’ të të gjitha kategorive të E-testimit, në vazhdën e digjitalizimit në fushën e Patent Shoferit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Agjencia e Regjistrimit Civil - ARC, ka bërë lansimin e Certifikatës Digjitale të Testimit të Kandidatëve.
“Tani certifikatat lëshohen në mënyrë digjitale, dhe qytetarët nuk kanë nevojë për tërheqjen e tyre në njësi rajonale, rrjedhimisht certifikatat shkëmbehen në mënyrë digjitale ndërmjet dy institucioneve respektive (MMPHI dhe MPB)”, ka thënë Ministri Liburn Aliu./rtk/