Britaniku Aleksandër Fleming, ishte një bakteriolog i ri, kur një zbulim i rastësishëm e çoi në një nga zhvillimet më të mëdha të mjekësisë moderne.
Pasi kishte lënë mënjanë një pjatë me disa baktere stafilokoku, Fleming vuri re pas disa ditësh se mbi të kishte dalë një myk, që kishte vrarë shumicën e baktereve.
Ai e identifikoi mykun si ‘penicillium notatum’, i ngjashëm me atë që gjendet tek myku i bukës.
Më 14 shkurt 1929, Fleming e prezantoi nënproduktin e saj të quajtur penicilinë, për të kuruar infeksionet bakteriale.