Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Të premten ditë pushimi, në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Vendi  |  14.02.2023 Ora 8:25   

Të premten do të shënohet 15 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për nder të kësaj feste do të jetë ditë pushimi.

Kështu thuhet në njoftimin të cilin Ministria e Punëve të Brendshme u ka dërguar punonjësve në institucionet shtetërore.

“Të nderuar/a nëpunës/e të Administratës Publike të Republikës së Kosovës, bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për nder të festës së Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, për nëpunësit e Administratës Publike të Republikës së Kosovës, ditë pushimi do të jetë e premte 17 shkurt 2023”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kujtojmë se Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008, dhe deri më sot është njohur nga shumë shtete të ndryshme të botës.

Shteti i fundit që ka njohur Pavarësinë e Kosovës është shteti i Izraelit i cili zyrtarizoi njohjen e shtetit tonë më 1 shkurt 2021.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing