Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Premiera e filmit “Prishtinë 2002” në Francë

Vendi  |  10.02.2023 Ora 10:17   

Filmi i metrazhit të shkurtër “Prishtinë 2002”, me regjisore Trëndelinë Halilin dhe producent Ermal Gërdovcin, ka shfaqur premierën në festivalin e filmit të shkurtër “Clermont-Ferrand” në Francë. Ky shquhet si njëri prej festivaleve më të mëdha ndërkombëtare të filmit të shkurtër në botë dhe një festival i kategorisë A, dhe i dyti në Francë pas Festivalit të Kanës sa i përket audiencës.

“Ishte një ndjenjë shumë e mirë të përjetoje një gjë të tillë para një audience të madhe si kjo e ‘Clermont-it’. Filmi u prit shumë mirë dhe kjo gjë po hap mundësi të reja bashkëpunimi edhe për projektet e radhës”, tha regjisorja Halili pas shfaqjes së premierës.

“Është një sukses jashtëzakonisht i rëndësishëm i radhës për kinematografinë dhe filmin tonë të shkurtër. Njëkohësisht edhe dëshmi për nivelin dhe kulturën e arritur nga kineastët tanë në tregimin e copëzave të jetës përmes mediumit të kinemasë”, është shprehur drejtuesi i QKK-së, Lum Çitaku.

 

“Prishtinë 2002” u shfaq në ekranet franceze në kuadër të edicionit të 45-të të festivalit, i cili ka nisur më 27 janar dhe do të vazhdojë deri më 4 shkurt 2023.

 

Filmi rrëfen historinë e një adoleshenteje, e cila priret ta transformojë vetveten për t’i bërë përshtypje shoqes së saj të ngushtë. Ndërkohë që gjatë tërë këtij rrugëtimi personazhi kryesor ndeshet me të papriturën.

Realizimi i filmit është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Komuna e Prishtinës, dhe është prodhuar nga shtëpia e filmit “Kandërr”. /koha.net/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing