Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ende s’ka material për dokumente personale në Kosovë

Vendi  |  10.02.2023 Ora 8:10   

Qytetarët nuk po mund të pajisen me dokumente personale, si letërnjoftim, pasaportë e patentë-shofer në mungesë të materialit bazik për prodhimin e tyre, ndonëse në fund të janarit nga Ministria e Punëve të Brendshme u tha se janë pajisur me një pjesë të materialit bazik për prodhimin e dokumenteve. 

Para objektit të Agjencisë së Regjistrimit Civil (MPB), aty ku qytetarët shkojnë për të aplikuar apo marr dokumentin përkatës, shumica prej tyre që dilnin nga kjo zyrë tregonin se nuk kanë kryer punë, kjo pasi në Agjencinë e Regjistrimit Civil që funksionon në kuadër të MPB-së, nuk ka material bazik për t’i prodhuar këto dokumente.

Në fund të muajit janar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), kishin thënë se ishin pajisur me material bazik për prodhimin e dokumenteve personale si pasaporta dhe patentë-shofer.

Këtë e kishte bërë të ditur zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, sipas së cilës ishte thënë se “Ashtu siç kemi premtuar, një pjesë e materialit bazik për prodhimin e dokumenteve personale ka arritur në Kosovë gjatë kësaj jave. Në fillim të muajit shkurt dhe mars do të arrijë pjesa tjetër e materialit, bazuar në kontratë. Gjendja aktualisht është stabilizuar dhe qytetarët janë duke u pajisur me dokumente persona”.

Ndryshe, Kosova ende është duke u përballur me mungesë të materialeve për prodhimin e disa dokumenteve që nga muaji tetor i vitit të kaluar.

Ndërsa, më 7 janar, ishte raportuar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i kishte dërguar letër zyrtare shtetit të Gjermanisë me lutje që të lejojë udhëtimin e shtetasve kosovarë me pasaporta të skaduara deri në zgjidhjen e situatës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing