Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa në ballinën e Billboard, krenare që përfaqëson Londrën e Prishtinën

Muzikë  |  12.10.2018 Ora 11:01   
Këngëtarja nga Kosova, me famë botërore, Dua Lipa bashkë me Post Malone dhe Ella Mai, janë zgjedhur nga Billboard si yje të ballinës, shkruan Radio Plust.

Billboard në artikullin me intervistë të gjatë me të tre yjet, e përshkruan Dua Lipen si diva e re e “dance-pop”.

“Me bashkëpunimet e mençura Dua Lipa është bërë diva e “dance-pop” në traditën e hershme si Lady Gaga e Britney Spears, shkruan Billboard.

Në këtë intervistë Dua Lipa thotë se është krenare që e përfaqëson Londrën e Prishtinën.

“Jam shumë mirënjohëse që kam kombësi të dyfishtë, të përfaqësoj Londrën e Prishtinën. Kam jetuar në Kosovë për katër vjet para se të shpërngulesha në Londër, dhe kur kam lansuar këngën e parë të gjitha klikimet kanë ardhur nga Kosova. Që të gjitha. Nëse fitoni, duhet të shikoni gratë e reja që po të shikojnë dhe të sigurohesh që ato ta dinë se mund të vishë nga një vend si Kosova e të bësh çfarë të duash”, është shprehur Dua Lipa.


Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing