Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shkolla e Baletit ngjit në TKOB “4 Stinët e Vivaldit”

Vendi  |  24.01.2023 Ora 11:44   

Momente magjike kanë përjetuar të pranishmit në Teatrin e Operës dhe Baletit ndërsa shfaqej “4 stinët e Vivaldit” me koreografinë e Blerina Arbanës dhe interpretimin e nxënësve të Shkollës së Baletit.

 

“4 stinët e Vivaldit” kësaj here ishte konceptuar si një ndërthurje mes baletit dhe interpretimit të aktorit Reshat Arbana, “Artist I Popullit”.

Shfaqja me koreografinë e drejtores së Shkollës së Baletit, kishte mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Kongresit Rinor Kombëtar si dhe të Tirana European Youth Capital.

“4 stinët” janë një nga pjesët instrumentale më të njohura në botë, edhe mes joprofesionistëve. Ato u shkruan në fillimin e viteve 1700 dhe u bënë publike fillimisht në Amsterdam, megjithëse mendohet se Antonio Vivaldi mund t’i ketë shkruar i frymëzuar nga natyra pranë Mantovës. Ashtu si në shfaqjen e Shkollës së Baletit, edhe në vitet 1700, muzika e Vivaldit, shoqërohej nga poezi, me siguri, të shkruara nga vetë kompozitori.

E pranishme në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ka qenë edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, si edhe personalitete të botës së artit dhe televizionit./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing