Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Garuesi suedez i “kush do të bëhet milioner” arrin deri të pyetja e fundit, shfrytëzon xholin dhe nuk i bën pyetjen mikut (VIDEO)

Të Tjera  |  24.01.2023 Ora 8:45   

Jonas von Essen së fundmi ka marrë pjesë në kuizin “Postkodmiljonaren” në Suedi, ku në pyetjen e fundit shfrytëzoi xholin “telefono mikun”, e më pas i kërkoi mikut që të shkojë në ahengun e tij që do ta organizojë javën e ardhshme.

Në kuizin e popullarizuar “Kush do të bëhet milioner”, garuesi Jonas von Essen javën e kaluar iu përgjigj të gjitha pyetjeve – duke fituar një milion kruna suedeze, transmeton Telegrafi.

Pas paraqitjes në kuiz dhe 14 pyetjeve, javën e kaluar atij i mbeti edhe një për ta fituar titullin e kuizit “Kush do të bëhet milioner”, ku është përgjigjur me saktësi të madhe dhe duke u bërë personi i 14 që e arriti këtë gjë.

“Cili është arkitekti që projektoi Chandigarh, qytetin në Punjab të Indisë, që u ndërtua në të 50-at”, ishte pyetje e fundit.

E pasi që i kishin mbetur tri nga katër xholët, Essen vendosi të argëtohet paksa në pyetjen e fundit – duke shfrytëzuar xholin “telefono mikun” ku i telefonoi mikut të tij David, të cilin e ftoi që të marrë pjesë në ahengun që do ta organizojë javën e ardhshme.

Prezantuesi e shikoi me habi, por shpejt e kuptoi se për qfarë bëhet fjalë. Pas telefonatë shfrytëzoi xholin (50-50), u përgjigj në pyetjen dhe u ul në karrige derisa priste të shfaqet përgjigja. Pasi fitoi paratë, tha se fillimisht do të blejë shumë palë të çorapeve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing