Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Priping merr pjesë në turneun e pingpongut Corona Cup në Londër

Sport  |  20.01.2023 Ora 9:57   

Klubi i pingpongut Priping me lojtarët senior sot do të udhëtojnë në Londër, ku do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtarë Corona Cup, organziuar nga qendra e Pingpongut eBaTT.

Turneu i Pingpongut Corona Cup 4 do të mbahet me 21 janar 2023, ne sallen Crest Academy, ne Londër. Turneu do të zhvillohet në tri faza, e pare është faza kualitikuese ku pingpongistët do te garojnë në grupe me nga 5 lojtarë, pastaj faza grupore me nga 4 lojtarë dhe faza e tretë është në sistemin eleminues.

Udhëheqesi i klubit Kastriot Orana para nisjës për Londer u shpreh se pjesëmarrja ne turne ndërkombëtare do të ndikojë në rritjën e cilësisë së lojtarëve tanë, dhe se ky turne ka mbi 100 garues nga shtete të ndryshme, ku konkurenca pritet të jetë shume e fortë.

“Sot (e premte) po udhëtojme në Angli, ku do të marrim pjesë në turneun ndërkombëtarë të pingpongut Corona Cup, një turne me konkurencë shumë të madhe, ku marrin pjesë lojtare nga disa shtete. Priping do të garoj me 5 lojtarë. Pjesemarrja në këto turne do të ndikoj në ngritjen e cilsësisë së lojtarëve tane" u shpreh Orana.

Lojtarët pjesëmarrës janë Yll Dragidella, Elvedin Collakoviq, En Gashi, Kastriot Orana dhe lojtari anglez i cili luan për PRiPING Chris Doran.

Vlenë theksohet se në turneun e dytë Corona Cup, lojtari Chris Doran është shpallur nënkampion i turnamentit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing