DJ Khaled ishte i emocionuar kur mori katër tualete luksoze nga Drake për këtë ditëlindje gjatë fundjavës.
Në një video në Instagram, DJ, i cili mbushi 47 vjeç të shtunën, tregoi tualetet e teknologjisë së lartë që Drake i bëri dhuratë.
"Dëgjo, ky nuk është një tualet i zakonshëm. Vëllai im Drake sapo më bleu mua dhe familjes time katër tualete të mëdha," tha Khaled në video. "Kjo quhet tualeti Toto. Nëse keni qenë ndonjëherë në shtëpinë e Drake, tualetet e tij janë të pabesueshme."
Krijuesi i hitit Wild Thoughts gjithashtu tregoi karakteristikat e tualetit, ato kanë funksionim me telekomandë, një sistem pastrimi me dritë UV, një deodorues ajri, një funksion bidet, sedilje me ngrohje dhe sistemin e shkarkimit Tornado.
Khaled zbuloi gjithashtu se ku kishte planifikuar të instalonte tualetet. Një në banjën e tij dhe të tjerat në banjën e miqve, dhomën e filmit dhe studion e tij. Ai tha se tualeti i studios do të rezervohej posaçërisht për Drake.