Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Moti në Kosovë

Vendi  |  03.10.2022 Ora 7:39   
Java e parë e tetorit fillon me mot relativisht të qetë, por gjatë ditës parashihet të ketë vranësira të dendura të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Nga e marta e tutje, do të ketë stabilizim të motit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.

“Sasitë e reshjeve për muajin shtator ishin rekorde dhe shumë të mirëseardhura për gjitha sferat e jetës. Shtrirja e tyre si zakonisht nuk ishte uniforme. Në muajin që lamë pas, më shumë reshje u regjistruan në rrafshin e Kosovës, se sa në rrafshin e Dukagjinit edhe pse sipas statistikave në Dukagjin gjithmonë kemi më shumë reshje.Kushtet agrometeorologjike gjithashtu janë shumë të mira, sepse kishim reshje të mjaftueshme dhe kjo situatë agrometeorologjike ju mundëson bujqve që më lehtë t’i mbjellin tokat e tyre me kulturën e grurit, sepse afati i mbjelljes mund të filloj kah mesi i javës së ardhshme e për të vazhduar deri në fund të tetorit”, thuhet në njoftim.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing