Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Marilyn Monroe në një dimension tjetër në filmin "Blonde" (Video)

Film  |  29.09.2022 Ora 13:36   
“Blonde” i rikthen sërish vëmendjen platformës Netflix, duke marrë vëmendjen e miliona shikuesve në mbarë botën, që në ditën e parë të lansimit.

Filmi gati 3 orësh, pasqyron copëza jete të aktorës ikonë Marilyn Monroe, një biografi kjo që ka përballur dhe përplasur shumë fakte dhe të thëna përgjatë këtyre dekadave, për emrin dhe figurën më popullore që bota kinematografike e kishte dikur.

Për shumë kritikë Blonde është një film triller që shikohet me emocionet më të larta të frikës dhe trishtimit. E për të tjerë, ky projekt po shënon një epokë të re për Netflix por edhe për platforma të tjera, rreth asaj që u prezantohet publikut.
Blonde tregon jetën e Norma Jeane, emri i vërtetë i aktorës Monroe që nga fëmijëria e saj e deri në momentin kur ajo gjendet e vdekur në shtëpinë e saj.

Këto detaje tregojnë për fatin e keq të një ylli, qysh kur ajo ishte ende fëmijë. Me një nënë që vuante nga shizofrenia dhe që u përpoq ta mbyste atë në vaskë dhe një baba që nuk e njohu kurrë, Monroe u rritë në shtëpi jetimësh e më vonë u bë pre e bosëve të filmit, të cilët edhe e përdhunuar. Karriera e saj vazhdoi të mos kishte kufinjë, sic vazhdoi edhe iluzioni për jetën që ajo e krijoi, vetmia dhe abuzimi nga të tjerët.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing