Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mark Wahlberg me reperin Post Malone në xhirimet e show-t për jetën e tij

Film  |  17.07.2018 Ora 11:26   
Mark Wahlberg është pjesë e listës A sa i përket emrave më të rëndësishëm të  hollywood-it dhe filmit.  Ndersa tani ai ka edhe show-n e titulluar Wahlburgers ku pasqyrohet jeta dhe biznesi i aktorit.

Aktori tashmë 47 vjeq, i cili është edhe ylli i filmit "Planet Of the Apes" ka habitur fansat e tij kur është parë në shoqërinë e reperit Post Malone. Ende nuk ka të dhëna se qfarë po bënin dyshja bashkë gjatë xhirimeve dhe se qfarë lidhje mund të kenë dyshja në fjalë, por që tashmë është bërë zyrtare se Post Malone është nominuar për dy cmime MTV VMA-s për këngën "Rock Star".

Mark Wahlberg vitin e kaluar ishte bërë shënjestër meqë u zbulua se ai ishte paguar qindra mijëra dollarë më shumë për rolin e tij në filmin "All The Money In The World" sesa bashkë aktorja në po të njëjtin film Michelle Williams.Megjithatë më vonë u bë e ditur se aktori diferencën e kishte dhënë për bamirësi.

Aktualisht Mark është në xhirimet e filmit "The Six Billion Dollar Man" i bazuar në seritë me të njejtin titull të vitit 1973, ku ai luan rolin e astronautit Colonel Steve Austin me super fuqi dhe më vonë punësohet si agjent sekret. Filmi do të godasë kinematë në vitin 2019-të./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing