Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ish-surferi australian Chris Davidson ka vdekur pasi u godit me grusht jashtë një pijetoreje

Sport  |  26.09.2022 Ora 14:08   
Chris Davidson vdiq në moshën 45-vjeçare pasi u godit me grusht në një pijetoreje në Australi.

Policia tha se ata u thirrën në një pijetore të shtunën në mbrëmje në South West Rocks, dhe sipas tyre, Davidson ishte rrëzuar përtokë dhe kishte goditur kokën në trotuar.

Kur oficerët mbërritën, gjetën atë pa ndjenja. Ai u trajtua në vendngjarje nga mjekët para se të dërgohej në spital, ku ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Në vendngjarje janë dërguar oficerët e specializuar. Menjëherë më pas, në lidhje me vdekjen u arrestua një 42-vjeçar. Ai u akuzua për sulm që shkaktoi vdekjen dhe refuzoi lirimin me kusht për t'u paraqitur para Gjykatës së Bailit të Port Macquarie të dielën.

 Australia surfing dhe komuniteti i sërfit po vajtojnë për humbjen e ish-surfistit të kampionatit WSL, Chris Davidson.
“Davo ishte një surfist jashtëzakonisht i talentuar dhe një individ i vërtetë në sportin dhe komunitetin tonë. Mendimet tona në këtë kohë shkojnë për dy fëmijët e tij, miqtë dhe familjen.”
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing