Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

"Frozen 2" vjen në nëntor të 2019-tës

Film  |  17.07.2018 Ora 11:12   
Filmi i animuar "Frozen" me tu lansuar u bë një fenomen global, shumë fëmijë u futën e botën e filmit duke u identifikuar me personazhet e tij. Tani duke u bërë gati për pjesën e dytë të këtij super filmi, bëhet e ditur se kasta e aktorëve po zgjerohet dhe se pjesë e tij tani janë edhe Evan Rachel Wood dhe Sterling K. Brown.

Natyrisht se rolet kryesore do ti përsërisin Kristen Bell, Idina Menzel dhe Josh Gad, si Anna, Elsa dhe Olaf. Ende nuk është bërë e ditur se për cilat karaktere aktorët e rinj do të huazojnë zërin, megjithatë deri në lansim kanë mbetur edhe më shumë se një vit.

Ishte viti 2013 kur u lansua pjesa e parë dhe arriti të bëhej filmi i animuar me fitimet më të mëdha, me gjithsejt 1.3 miliardë dollarë nga arkat e gjithë kinemave në botë. "Frozen" pati fituar dy cmime Oskar, për Best Animated Feature dhe Best Original Song,  për këngën "Let It Go".  

"Frozen 2" do të jetë në kinema në nëntorin e vitit 2019./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing