Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pas dy vitesh Japonia hapë dyert për turistët

Të Tjera  |  23.09.2022 Ora 13:13   
Japonia do të hapë dyert e saj për turistët e huaj, pas më shumë se dy vitesh kufij të mbyllur për shkak të pandemisë Covid. Njoftimi i Japonisë vjen në të njëjtën kohë që Tajvani dhe Hong Kongu gjithashtu relaksuan rregullat e hyrjes për vizitorët.

Tajvani do të heqë kërkesat e karantinës për mbërritjet ndërkombëtare deri në mesin e tetorit, ndërsa Hong Kongu tha të premten se do të kalonte nga karantina e hoteleve në kërkesat e qëndrimit në shtëpi nga 26 shtatori.

Për Japoninë, fluksi i pritshëm i udhëtarëve do të jetë një nxitje e mirëpritur për qeverinë dhe bizneset lokale, dhe vjen pasi jenit japonez ka rënë në pikën e tij më të ulët kundrejt dollarit amerikan në gjashtë muaj. “Japonia do të lehtësojë masat e kontrollit kufitar për të qenë në të njëjtin nivel me SHBA-në”, tha kryeministri Fumio Kishida. Vendi ka lejuar vizitorë që nga qershori, por ata duhej të ishin pjesë e turneve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing