Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Letitia Wright: “Black Panther” nderon Chadwick Boseman

Film  |  20.09.2022 Ora 8:30   
Letitia Wright ka thënë se "Black Panther: Wakanda Forever" nderon të ndjerin Chadwick Boseman "në një mënyrë të bukur".
 
Aktorja 28-vjeçare ripërsërit rolin e saj si Shuri në vazhdimin e filmit të prodhuar nga Marvel Cinematic Universe.
Ajo mendon se filmi i suksesshëm i Ryan Coogler është nderimi i përsosur për Chadwick,  i cili luajti rolin kryesor në filmin origjinal dhe vdiq në moshën 43-vjeçare në 2020 pas një lufte me kancerin.
 
Duke folur për The Playlist, Letitia tha: "Ishte e vështirë për mua të imagjinoja të isha në xhirime pa vëllanë tim. Ishte diçka me të cilën po luftoja për muaj të tërë.
 
Letitia shpjegoi sesi kasti dhe ekipi dhanë gjithçka për nder të kujtimit të Boseman.

"Ne e nderuam atë duke iu përkushtuar historisë që ai filloi, trashëgimisë që filloi me këtë ekskluzivitet, dhe u angazhuam çdo ditë për të punuar shumë, pa marrë parasysh çfarë rrethanash u përballëm. Dhe u përballëm me shumë rrethana”, tha ajo.
 
Filmi i ardhshëm do të shfaqet në nëntor të këtij viti.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing