Edhe pse kanë filluar tashmë xhirimet e filmit më të ri të zhanrit triller "Killers Anonymous", kasta vazhdon të rekrutojë aktorë të rinj. Pjesë e këtij filmi do të jenë edhe Gary Oldman dhe aktorja Jessica Alba, ndërsa regjinë do ta bëj Martin Owen.
Ende nuk është bërë e ditur përmbajtja e filmit, ndërsa pjesë e tij janë edhe aktorët Tommy Flanagan , Sam Hazeldine, MyAnna Buring, Tim McInnerny, Michael Socha dhe Isabelle Allen.
Përderisa xhirimet do të bëhen kryesisht në Londër, nuk ka ndonjë të dhënë të sakt për lansimin e tij. /radioplus/