Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Arrestohen tifozë të Anglisë në Gjermani për përshëndetje naziste dhe dëmtim të dhomës së hotelit

Sport  |  08.06.2022 Ora 13:22   
Një grup tifozësh anglezë janë arrestuar në Gjermani pasi kanë bërë përshëndetje naziste dhe kanë dëmtuar një dhomë hoteli.
Skuadra e Gareth Southgate u përballë me Gjermaninë në ndeshjen e Ligës së Kombeve në Mynih me 7 qershor. Por pavarësisht lutjeve të menaxherit, u zbulua se tetë persona u arrestuan nga policia lokale me 6 qershor, 1 ditë para ndeshjes.

Tre prej tyre u kapën nga policia pasi kryen përshëndetje naziste, ndërsa policët thanë se një tjetër fans u arrestua për shkaktimin e dëmit prej 2,000 eurosh (1,700 £) pasi lëshoi një flakë brenda dhomës së tij të hotelit.

Katër të tjerët u arrestuan pas një incidenti ku u panë duke fyer policinë dhe duke urinuar në publik.

Shumica e tifozëve që shiheshin duke shkaktuar telashe përpara ndeshjes janë dënuar me gjoba në vend prej 200 € (170 £).

Në një përpjekje për të parandaluar çrregullimin, një numër i bareve në qytet u mbyllën herët atë mbrëmje, me disa që nuk u hapën as dje ditën e ndeshjes, për të shmangur tifozët anglezë.

Policia thotë se ata u thirrën në një "përleshje" ku u përfshinë 30 deri në 50 tifozë të Anglisë, megjithëse të gjithë ishin arratisur në kohën kur oficerët e armatosur mbërritën në vendngjarje.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing