
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Burra të moshës 45-53 vjeç, ishin lidhur me grupe neo-naziste të ekstremit të djathtë dhe synonin të "gjuanin hebrenjtë" gjatë një ndeshje futbolli në Strasburg.
Katër burra neo-nazistë në rajonin e Alsas të Francës, u paditën për posedim dhe trafikim të një sasie "mbresëlënëse" armësh, që ishin menduar për t'u përdorur kundër hebrenjve, tha të premten prokurori Edwige Roux-Morizot.
Gjatë arrestimit, policia franceze sekuestroi 18 armë të ligjshme dhe 23 të paligjshme dhe rreth 120,000 fishekë, si dhe literaturë neo-naziste, tha prokurori.
Burrat ishin "të integruar mirë në shoqëri", tha Roux-Morizot, sipas BBC. Ata u arrestuan para se të arrinin të kryenin sulmin.
Raportet e incidenteve antisemitike në Francë, u rritën me 75% në vitin 2021, sipas Shërbimit të Sigurisë së Komunitetit Çifut, grupi kryesor mbikëqyrës i komunitetit hebre francez.
SPCJ regjistroi 589 krime të urrejtjes kundër hebrenjve vitin e kaluar, duke përfshirë një rritje prej 36% të sulmeve fizike gjatë vitit 2020.