Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Chaussea, brendi i njohur francez i këpucëve po vjen në Kosovë

Të Tjera  |  18.05.2018 Ora 14:26   
Chaussea, një ndër brendet më të kërkuara franceze nga të gjitha moshat, do të hapet shumë shpejt në Albi Mall, qendrën tregtare më të madhe në vend.

Që nga krijimi i saj, në vitin 1984 në Valleroy, në rajonin e Metz Nancy të Francës, Chaussea ka qëndruar përpara pritshmërive të konsumatorëve, duke befasuar me inovacione.

Suksesi i konceptit inovativ dhe ambicia e themeluesve të saj çuan brendin në një pikë ku çdo ditë e më tepër zgjeroheshin si kompani dhe si kërkesë në treg. 


Deri më sot, Chaussea ka arritu të shesë më shumë se 30 milionë palë këpucë në vit, duke u mbështetur në moton se mënyra më e mirë për të ecur është ajo që na dhuron mundësinë që të shohim larg dhe gjithmonë përtej, duke ofruar kështu gamë të gjerë të prodhimeve për tërë familjen.



Duke u fokusuar ekskluzivisht në këpucë dhe në aksesorë, ky brend  pretendon me ambicie të lartë të futet në modën e shekullit të ri, duke praktikuar në anën tjetër çmime të arsyeshme të cilat ia kanë siguruar pozitën si ndër brendet më të kërkuara franceze.

Objektivi kryesor i Chasseua është që gjatë tërë kohës të jetë në kontakt me klientin duke krijuar një forcë të parezistueshme të komunikimit me qëllim që të arrijë qëllimin, synimin, dhe klienti të ndihet rehat në mbathjet e Chasseua-s.

Brendin e  njohur francez të këpucëve “Chaussea” së shpejti do ta kemi edhe në Kosovë, në Albi Mall, në Vetrnik. /radioplus/



" />

Komentet

Marketing

Tjera në Të Tjera

Marketing