Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Rita Ora gati për "Germany’s Echo Awards” (Foto)

Muzikë  |  12.04.2018 Ora 10:22   
Sonte në Berlin pritet të mbahet “Germany’s Echo Awards”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës në Gjermani, e cila shpërblen artistët më të sukseshëm dhe më me ndikim në industrinë muzikore gjermane dhe atë ndërkombëtare, shkruan Radio Plus. 

E në mesin e artistëve të cilët do të performojnë sonte është edhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora e cila do të performojë hitet e saj "Anywhere" dhe "For You", bashkë me Liam Payne.

Artistë të tjerë që do të performojnë në natën e ndarjes së çmimeve “Germany’s Echo Awards” janë edhe Jason Derulo dhe Helene Fischer, e cila është nominuar 16 herë përgjatë në edicionet e “Echo Awards".

Ndërkaq sa u përket nominimeve, këngëtari i njohur Britanik, Ed Sheeran dhe krijuesi i hitit “Despacito”, Luis Fonsi janë artistët më të nominuar në këtë edicion të "Echo Awards"

Artistë tjerë internacionalë të nominuar në kategoritë e “Echo Awards” janë: Taylor Swift, Imagine Dragons, Camila Cabello, The Kelly Family, Dua Lipa, Rita Ora si dhe shumë artistë gjermanë si: Mark Forster, Wincent Weiss, Kraftklub, Alice Merton etj.

Dua dhe Rita janë konkurrente për çmimin “Künstlerin international” apo “Artisti më i mirë ndërkombëtar”. Në këtë kategori Dua Lipa është nominuar me albumin e saj të parë të titulluar “Dua Lipa” ndërsa Rita Ora është nominuar me hitet e saj “Your Song” dhe “Anyëhere”.

Në kategorinë “Artisti më i mirë ndërkombëtar” përveç Rita Orës dhe Dua Lipës të nominuara janë edhe këngëtaret e njohura Taylor Swift, Pink dhe Camila Cabello.

Rita Ora tashmë ka mbërritur në Berlin dhe përmes llogarisë së saj në Instagram është shprehur mjaft e lumtur që sonte do të performojë në "Echo Awards". Mbetet  që sonte të shohim paraqitjen e Ritës në këtë ceremoni. Në anën tjetë, Dua Lipa edne nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në "Echo Awards". /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing