Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Daniel Craig do të flasë për karrierën e tij në “BAFTA”

Film  |  16.09.2021 Ora 8:29   
Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit  ka njoftuar  se Daniel Craig do të diskutojë karrierën e tij drejtpërdrejt në skenë në një ngjarje intime me titull “BAFTA: A Life in Pictures”,  të premten 24 Shtator.
 
 Ngjarja do të zhvillohet në “Odeon Luxe Leicester Square”, ndërsa prezantuesja televizive Edith Bowman do të drejtojnë sesionin special.
 
Aktori i nominuar nga BAFTA do të ndajë nga karriera e tij e gjatë e filmit përpara paraqitjes së tij të fundit si James Bond në “No Time To Die”, i cili do të publikohet të enjten më 30 shtator.
 
Craig bëri debutimin e tij në filmin “The Power of One” në vitin  1992. Karriera e tij përfshin televizion, teatër dhe film duke përfshirë mini-serialin e BBC-së “Miqtë tanë në Veri” .
 
Kjo është ngjarja e dytë “BAFTA: A Life in Pictures”,  e mbështetur nga TCL Mobile, pas intervistës së vitit 2020 me George Clooney.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing