Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rennes pranon ofertën e Real Madridit për Camavingën

Sport  |  31.08.2021 Ora 17:03   
Real Madrid thuhet se ka nënshkruar me Eduardo Camavinga për 31 milionë euro plus shtesa,sipas Fabrizio Romano. Romano raportoi se Camavinga tashmë ka nënshkruar me Los Blancos dhe ka përfunduar testet mjeksore.

Burimet franceze fillimisht raportuan se Real Madrid dhe Rennes ishin në bisedime të avancuara për të ardhmen e Camavinga vonë gjatë ditës. Real Madrid ka paraqitur një ofertë zyrtare, por marrëveshja nuk ishte arritur akoma.

Burimet franceze gjithashtu bënë të qartë se Camavinga dëshiron të largohet nga Rennes tani në vend që të largohet nga skuadra franceze në 2022 si një agjent i lirë. Romano raportoi se oferta fillestare e Real Madrid për Camavinga ishte pak më shumë se 30 milionë euro plus shtesa. Kushtet personale u dakorduan me lojtarin deri në qershor 2026.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing