Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Film  |  29.07.2021 Ora 8:20   
Jennifer Garner ka nënshkruar marrëveshjen  për të interpretuar në  vazhdimin  e  filmit “Yes Day”.
 
Kontrata është arritur si pjesë e një marrëveshjeje të re me Netflix.
 
Aktorja do të përsërisë rolin e Allison Torres në vazhdimin e filmit komedi familjar, në të cilen gjithashtu u paraqiten Edgar Ramirez dhe Jenna Ortega.
 
Në filmin e drejtuar nga Miguel Arteta, Jennifer dhe Edgar luajtën një çift i cili vendosi të vinte në skenë një "Yes Day", në të cilën tre fëmijët e tyre kishin 24 orë për të bërë të gjitha rregullat.
 
"Kam pasur përvojën më të kënaqshme, krijuese, duke sjellë në jetë Yes Day”, tha aktorja.
 
Jennifer gjithashtu do të prodhojë vazhdimin dhe do të vazhdojë të punojë së bashku me drejtuesit e Netflix në shumë filma të rinj.

Ajo ka thënë se mezi pret të bashkohet me shefin e filmit global të Netflix, Scott Stuber, në projektet e ardhshme.
 
"Duke e njohur Scottin për pesëmbëdhjetë vjet, ka një arsye pse marrëdhëniet e tij në biznes i qëndrojnë kohës. Ai është po aq i zgjuar dhe intuitiv në prodhimin e filmave”, ka shtuar Jenifer.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing