Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

"The Last Duel” filmi më i ri i Ben Affleck dhe Matt Damon

Film  |  27.07.2021 Ora 8:10   
Aktorët Ben Affleck dhe Matt Damon, po ribashkohen në një projekt për herë të parë pas 24 vjetësh.
 
Ata do të jenë protagonistë në filmin e ri “The Last Duel”, i cili është i zhanrit dramë do të drejtohet nga regjisori Ridley Scottit.
 
Studioja filmike “20th Century” e ka publikuar trailerin e  filmit, i cili do të shfaqet në tetor të këtij viti.
 
“The Last Duel” e rrëfen historinë e kalorësit Jean de Carrouges, i cili e akuzon mikun e tij Jacques LeGris për përdhunimin e bashkëshortes së tij, Marguerite de Carrouges. Për ta vendosur këtë mosmarrëveshje, Mbreti Charles VI, i urdhëron dy burrat të dalin në dyluftim, me ç’rast personi që shpëton i gjallë do të shpallet fitues sipas vullnetit të Zotit.
 
Projekti bazohet në librin e vitit 2004 të autorit Eric Jager, “The Last Duel: A True Story of Trial by Combat in Medieval France”.
 
“The Last Duel” do të lansohet nëpër kinema më 15 tetor të këtij viti.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing