Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shailene Woodley do të interpretojë në komedinë e re “Robots”

Film  |  23.06.2021 Ora 8:02   
Shailene Woodley po përgatitet të luajë në komedinë e saj të parë “Robots”.
 
Aktorja 29-vjeçare është e njohur më së shumti për rolet e saj dramatike në filma të si “The Fault in Our Stars”, trilogjia “Divergent” dhe shfaqja televizive “Big Little liars”.
 
Ajo do të interpretojë së bashku me komedianin, aktorin britanik Jack Whitehall.
 
“Robots”, po përshkruhet si një "komedi e shpejtë", sipas Variety.
 
 Skenari po shkruhet nga shkrimtari Anthony Hines bazuar në një histori të shkurtër nga shkrimtari i trillimeve shkencore Robert Sheckley.
 
"Në një kohë kur komeditë janë të nevojshme më shumë se kurrë, unë nuk mund të isha më i kënaqur sesa të kisha Shailene dhe Jack bashkuar për të luajtur në këtë film," i tha Hines, i cili gjithashtu do të drejtojë filmin me Casper Christensen.
 
Xhirimet pritet të fillojnë këtë verë në New Mexico.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing