Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Salma Hayek dëshironte një personazh kompleks në “The Hitman's Wife's Bodyguard”

Film  |  11.06.2021 Ora 7:46   
Salma Hayek tha se dëshironte të luante një personazh më kompleks në filmin e ri “The Hitman's Wife's Bodyguard”.
 
Aktorja 54-vjeçare përsërit rolin e saj si Sonia Kincaid në një komedi me karakterin e saj duke luajtur një pjesë më të spikatur sesa në filmin e kaluar 'The Hitman's Bodyguard' dhe diskutoi që ajo të bëhej alter ego komplekse.
 
Në një intervistë për ComicBook.com, ajo tha: "Doja të tregoja pjesën që është shumë amtare. Doja të tregoja pjesën ku ajo me të vërtetë kujdeset për martesën e saj, por në të njëjtën kohë, ka disa çështje që ndodhin me kohën në një martesë dhe si e lufton atë dhe si përpiqet ta mbajë atë mbi gjërat.
 
"Mos e merrni për të mirëqenë, mos e hiqni romancën. Ajo është shumë kërkuese”, ka shtuar Hayek.
 
Ylli i “Grown Ups”, ka treguar  se si i pëlqente shansi për të portretizuar një personazh femër të moshës mesatare në një film aksion.
 
Hayek shfaqet së bashku me Ryan Reynolds dhe Samuel L. Jackson në filmin e Patrick Hughes.

Filmi është vazhdim i “The Hitman's Bodyguard”, që ishte hit i verës së vitit 2017. Por disa kritikë të filmit  thanë se filmi nuk është e thënë që të merret shumë seriozisht, derisa disa të tjerëve nuk u ka bërë përshtypje.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing