Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tom Cruise synon ta përfundojnë në kohë “Mission: Impossible 7”

Film  |  10.06.2021 Ora 8:12   
Tom Cruise është në garë me kohën për të përfunduar “Misioni: Impossible 7”, sipas një raporti të ri.

Realizimi i filmit të fundit është ballafaquar nga një numër vonesash si rezultat i pandemisë së koronavirusit.
Ekipi ka vetëm tre javë kohë për të përfunduar filmin.

Një burim i tha gazetës The Sun: Filmi është goditur nga kaq shumë vonesa, tani ka një presion të madh për të përfunduar në kohë.
"Tom dhe ekipi po shqyejnë flokët e tyre. Disa nga ekuipazhi janë kontraktorë të agjencisë dhe janë rezervuar tashmë për të kaluar në projekte të reja”, tha ky burim.

Javën e kaluar u ndërprenë xhirimet, pasi të paktën një anëtar i ekipit, ishte testuar pozitiv për COVID-19.

"Ne kemi ndaluar përkohësisht prodhimin në 'Mission: Impossible 7' deri në 14 qershor, për shkak të rezultateve pozitive të koronavirusit gjatë testimit rutinë. Po ndjekim të gjitha protokollet e sigurisë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë situatën”, tha një zëdhënës i “Paramount Pictures”.
 
 
 
 
 
 
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing