Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kim Jong shtrëngon masat edhe më tej, në luftë me zhargone, xhinse dhe filma të huaj

Të Tjera  |  07.06.2021 Ora 8:47   
Imagjinoni të jeni në një gjendje bllokimi të vazhdueshme pa internet, pa media sociale dhe vetëm disa kanale televizive të kontrolluara nga shteti të dizajnuara për t'ju thënë atë që udhëheqësit e vendit duan të dëgjoni - kjo është jeta në Korenë e Veriut.
Dhe tani udhëheqësi i Kores së Veriut  Kim Jong-Un ka  shtrënguar masta edhe  më tej, duke futur një ligj të ri gjithëpërfshirës kundër asaj që regjimi e përshkruan si "mendim reaksionar".

Kushdo që kapet me sasi të mëdha me materiale Filmike nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara ose Japonia tani do të përballet me dënimin me vdekje.

Kim Jong – u shkroi një letër për mediat shtetërore duke i  bërë thirrje Lidhjes Rinore të vendit për të goditur "sjelljen jo të këndshme, individualiste, anti-socialiste" midis të rinjve. Ai dëshiron të ndalojë fjalimet  e huaj, modelet e flokëve dhe rrobat të cilat ai përshkroi si "helme të rrezikshme".

Analistët thonë se ai po përpiqet të ndalojë informacionin e jashtëm që arrin tek njerëzit e Koresë së Veriut ndërsa jeta në vend bëhet gjithnjë e më e vështirë. Miliona njerëz mendohet të jenë të uritur ndersa lideri i kwtij vendi  Kim Jong  dëshiron të sigurohet që ata janë ende duke u ushqyer me propagandë të hartuar me kujdes nga shteti.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing