Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Michael B. Jordan mund të kthehet në "Black Panther2"

Film  |  03.05.2021 Ora 7:54   
Aktori Michael B. Jordan mund  të rikthehet në rolin e të ligut Erik Killmonger në filmin “Black Panther 2”.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin në radio “Sirius XM”, Jordan u pyet se sa e mundshme do të ishte që fansat ta shihnin duke e luajtur përsëri Killmongerin, në një shkallë nga një në 10, ku 10 ishte shumë e mundshme dhe një aspak.

“Do të thosha dy e fortë”, ka thënë 34-vjeçari Jordan, duke buzëqeshur. “Nuk doja të thosha zero! Kurrë mos thuaj kurrë. Nuk mund ta parashikoj të ardhmen.”

Pjesa e dytë e “Black Panther”, pas vdekjes tragjike të yllit Chadwick Boseman vitin e kaluar, mbetet mister se si do të vazhdoj.

Ndërsa Marvel, ka konfirmuar më parë se askush nuk do ta luajë rolin e Bosemanit.

Ryan Coogler do të jetë përsëri skenaristi dhe regjisori i vazhdimit.
Është raportuar se filmi do të nderojë Chadwick Bosemanin dhe portretizimin e tij si T'Challa, si dhe do të eksplorojë botën e Wakandas.

 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing