Gillian Anderson ka arritur marrëveshje për të marrë rolin e zonjës së parë në në antologjinë e “The First Lady”.
Anderson do të vjen në rolin e Eleanor Roosevelt, që ishte zonja e parë e SHBA-së gjatë viteve 1933 – 1945. Ajo duke qenë e martuar me ish presidentin amerikan Franklin D. Roosevelt, shërbeu për katër vjet në këtë pozitë.
Ylli i X-Files, i cili luajti Margaret Thatcher në The Crown, është bashkuar me kandidatët e tjerë të 2021 për Golden Globe ,Viola Davis dhe Michelle Pfeiffer në dramën e ardhshme “First Lady”.
Sipas The Hollywood Reporter, seriali i Aaron Cooley do të përqendrohet në zonjat kryesore amerikane Roosevelt, Betty Ford dhe Michelle Obama.