
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dyshja franceze e muzikës elektronike Duft Punk kanë bërë të ditur se janë ndarë pas 28 vitesh bashkë në muzikë. Ata këtë njoftim e bënë përmes një video lamtumirëse emocionuese të lansuar sot e hënë.
Ata mburren me një karrierë të mrekullueshme me katër albume kryesuese në top lista dhe gjashtë herë fitues të çmimit Grammy.
Ndarja vjen tetë vjet pasi Daft Punk, i përbërë nga Guy-Manuel de Homem-Christo dhe Thomas Bangalter në vitin 1993, lëshuan albumin e tyre të fundit Random Access Memories, duke shfaqur këngën Get Lucky e cila kryesonte top listat në të gjithë botën.
Duft Punk gjithashtu bashkuan forcat edhe me The Weeknd për këngën Star Boy dhe I Feel It Coming në vitin 2016. /radioplus/