Fëmijët e Spike Lee, Satchel dhe Jackson, kanë bërë histori duke u emëruar Ambasadorët e “Golden Globe” për këtë vit.
Përzgjedhja, e bërë nga anëtarët e “Hollywood Foreign Press Association”, shënon herën e parë që dy vëllezër e motra me ngjyrë u jepet ky titull, ndërsa Jackson është ambasadori i parë mashkull i zi.
Ambasadorët e “Golden Globe”, të cilët përzgjedhen zakonisht fëmijë të yjeve të Hollivudit, ndihmojnë gjatë shfaqjes së çmimeve dhe rrisin vetëdijen për bamirësi,
Duke përgëzuar fëmijët e tyre, krijuesi i filmit Spike, nominuar tre herë për Golden Globe, dhe gruaja e tij producente, Tonya Lewis Lee, u kanë kërkuar atyre të argëtohen si "Ambasadorët" e Golden Globes.
Çmimet e “Golden Globe” pritet të mbahen më 28 Shkurt.