Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Artistët në Britani me peticion kërkojnë zgjidhje për udhëtime pa viza në BE

Muzikë  |  13.01.2021 Ora 8:15   
Në Britaninë e Madhe është shtuar presioni mbi qeverinë për të zgjidhur çështjet rreth vizave turistike për muzikantët dhe ekipet e tyre nga ky shtet.
 
Që nga largimi nga Bashkimi Evropian, muzikantëve britanikë nuk u garantohet më udhëtimi pa viza dhe mund t'ju nevojiten leje shtesë pune për të hyrë në disa vende.
 
Kompozitori dhe anëtari i “House of Lords”, Michael Berkeley, tha se kjo i ka lënë në një "pozitë të rrezikshme".
 
Ndërkohë, një peticion i nënshkruar nga Dua Lipa, Laura Marling, dhe Biffy Clyro po i bën thirrje qeverisë të "negociojë një leje pune kulturore falas" që do të lejojë  muzikantët e artistët që vizitojnë BE të kryejnë aktivitetet e tyre.
 
Peticioni është nënshkruar edhe  250 mijë njerëz.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar konfirmoi të hënën se “dera mbetet e hapur” për bisedime të mëtejshme.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing