Këngëtari Alban Skenderaj ka publikuar këngën e tij më të re "Jolie".
Tekstin e këngës e ka shkruar vet Skenderaj, derisa producent është Lorenc Aliaj.
Vetëm brenda tri orësh nga publikimi në Youtube, "Jolie", ka arritur rreth 43 mijë klikime.
"Jolie", vjen pas një muaji prej se Skenderaj lansoi këngën hit "A i sheh", bashkëpunimin me Arilena Aren, në dhjetor të vitit të kaluar.