Komediani Trevor Nohah do ta udhëheq ceremoninë e Grammy Awards këtë vit.
Lajmi se prezantuesi i “The Daily Show” do ta prezantojnë edicionin e 63 të kësaj ceremonie që do të mbahet më 31 janar u bë i ditur nga “Recording Academy” të martën.
Noah do të jetë personaliteti i dytë nga Afrika e Jugut që do ta drejotjë ceremoninë e Grammy Awards pas Alicia Keys vitin e kaluar.
“ Pavarësisht faktit që jam i zhgënjyer që Grammys kanë refuzuar të më nominojë për albumin më të mirë, jam i ngazëllyer që do ta udhëheq këtë ceremoni”, ka thënë me shaka ai.