Taylor Swift është fituesja kryesore e ceremonisë “American Music Awards”.
Ajo ka rrëmbyer shpërblimin, “Artistja më e mirë e vitit” dhe dy çmime tjera, “Videoklipi më i mirë” dhe “Artistja më e mirë pop/rock”.
Kjo është hera e gjashtë që Swift e rrëmben trofeun kryesor të ceremonisë “AMA”, i cili votohet nga publiku. Këngëtarja nuk qe e pranishme në sallë për ta pranuar çmimin, por përmes një videoje i falënderoi fansat e saj për përkrahjen që i kanë dhënë albumit të saj befasues me muzikë folklorike, të lansuar gjatë karantinës.
Edhe Justin Bieber dhe The Weeknd, ishin në mesin e fituesve.
Bieber u shpall “Artisti më i mirë pop/rock” si dhe i fitoi dy çmime tjera për bashkëpunimin e tij me yjet e muzikës country, Dan + Shay, në këngën shumë të pëlqyer nga publiku “10,000 Hours”.
Ndërsa The Weeknd u shpërblye në kategoritë “Artisti më i mirë i muzikës Soul/R&B”, “Albumi më i mirë Soul/R&B”, çmim ky i cili shkoi për albumin e tij të fundit “After Hours”, dhe “Kënga më e mirë Soul/R&B” për hitin “Heartless”.