Këngëtarja Dua Lipa ka fituar çmimin e saj të parë American Music Awards, “Kënga e preferuar Pop / Rock” me këngën 'Don't Start Now'.
“Faleminderit shumë. Faleminderit AMA. Faleminderit të gjithë fansave dhe dëgjuesve, jam shumë mirënjohëse dhe ndihem e nderuar. Kjo është kaq emocionuese, dhe unë kam humbur fjalët. Faleminderit shumë ekipit tim”, ka thënë Lipa.
Dua Lipa doli në skenën “Royal Albert” interpretoi hitin “Levitating” për American Music Awards.
Ajo nuk mund të performonte në ceremoninë në Los Anxhelos të Dielën në mbrëmje për arsye kufizimeve të udhëtimeve shkaku i koronavirusit.